×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    37 aktakuza për 24 orë

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Gjithashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për masë të përkohshme për konfiskim të përkohshëm për të siguruar pasurinë për dy (2) persona, për veprën penale “Pastrimi i parave, fshehja e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme sipas nenit 302.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për masë të përkohshme për konfiskim të përkohshëm për të siguruar pasurinë për dy (2) persona, për veprën penale “Pastrimi i parave, fshehja e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme sipas nenit 302.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve ilegale ose i vijës kufitare”. Po ashtu, kjo Prokurori ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë

    Gjykatës kompetente nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Vjedhje pylli” sipas KPRK-së. Me këtë rast është sekuestruar një (1) kamion me drunjë. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në ndalim 48 orësh. Gjatë ditës së enjte Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit në ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

    Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.