
Infektologu Valbon Krasniqi ka konfirmuar se dy persona me coronavirus në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë, shkruan Front Online.
Krasniqi për Front Online ka bërë të ditur se aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë të shtrirë 36 pacientë të prekur nga coronavirusi, ndërsa 4 të tjerë janë në oksigjeno-terapi.
“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi 36 pacientë me coronavirus. Gjendja 28 prej tyre është stabile dhe janë në gjendje të mirë, ndërsa katër nga ta janë në oksigjeno-terapi dhe dy të tjerë i kemi në kujdesin intensiv në klinikën tonë, që janë në gjendje më të rëndë dhe kritike. Nga këta 36 pacientë që janë të shtrirë në Klinikën Infektive, tre nga ta janë edhe me hemodializë të rregullt tash e disa vite dhe po i mundësohet të marrin terapin në Klinikën Infektive”, tha Krasniqi për Front Online.
Ndërsa, Kosova regjistron 851 raste të konfirmuara me Covid-19, 381 të shëruar dhe 25 viktima./Front Online/