×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    34 të rinjë përkrahen nga MFPT-ja dhe GIZ-i për hapjen e bizneseve

    FrontOnline
    05 Prill 2024

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka organizuar ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit, zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me GIZ.

    Nga ky program kanë përfituar 34 të rinjë e të reja të cilët do të kenë mundësi që të hapin bizneset e tyre.

    Ministri Hekuran Murati, ka thënë se ky program përfshinë trajnimin, mbështetje financiare dhe monitorimi i vazhdueshëm.

    Ai tha se grantet individuale do të jenë në vlerën e 3 mijë eurove e po ashtu të rinjëve do t’u ofrohet edhe monitorim për muajt e parë të biznesit.

    “Masa e vetëpunësimit e cila përbëhet përmes disa komponentëve, trajnimi, mbështetje financiare dhe monitorim i vazhdueshëm. Në fillim kanë qenë të trajnuar 175 të rinjë dhe të reja në ndërmarrësi dhe zhvillim të planit të biznesit e ku pastaj prej tyre 34 nga këto plane janë përzgjedhur si më të mirat nga komisionet. Tashmë ato plan biznese do të jetësohen edhe përmes mbështetjes financiare. Përveç mbështetjes financiare siç u tha për grante individuale deri në vlerë prej 3 mijë euro gjithashtu do të ofrohet edhe monitorim për muajt e parë të biznesit”, ka thënë ai.

    Drejtor i GIZ Kosova, David Oberhuber, ka thënë se idea kryesore për këtë program është që të zhvillojnë një treg aktiv të punës apo shërbime që agjencia e punësimit mund të u ofroj të rinjëve.

    “Ideja jonë kryesore është që të zhvillojmë një treg aktiv të punës apo shërbime që agjencia e punësimit mund t’ u ofroj të rinjëve në veçanti por edhe qytetarëve në përgjithësi. Ajo që po diskutojmë sot është skema më e ndërlikuar dhe për këtë arsye numri është më i vogël. Ajo që ka qenë me rëndësi për ne është që në këtë pilot skemë, ministria i paguan grantet, ne vetëm ofrojmë shërbime këshilluese në afat të mesëm”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

    Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Kosovës Jehona Rexha,  ka thënë se fokusi ka qenë në mbështetjen e ideve të biznese që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale.

    “Jemi fokusuar në mbështetjen e ideve të biznese që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale. Kemi mbështetur të rinjtë që dëshmojnë që të trasformojnë idetë e tyre inovative në realitet përmes një procesi të mirëstrukturuar që përfshinë trajnimin, financimin dhe monitorimin”, ka thënë ajo.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Sport19 Maj 2024
    Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn. Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë...
    Lajme19 Maj 2024
    Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për...
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Siç njoftoi Zyra e...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.