×
  • Lajme
  • Lajme

    34 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Sapo u konfirmuan edhe 34 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, raporton Front Online.

    Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë raste Gjilan, shtatë raste Livoç i epërm dhe një rast Kosaçë), gjashtë raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë raste Prizren dhe një rast Gërnçar), pesë raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër raste Mirash dhe një rast Ferizaj), dy raste me vendbanim në Rahovec, dy raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një rast Zaplluzhë dhe një rast Plavë) dhe me nga një rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.

    Ndërsa janë shëruar edhe 3 persona nga ky virus, duke çuar kështu në 162 numrin e të shëruarve në Kosovë.

     

    Deri tani në Kosovë janë 703 raste me Coronavirus.

    Njoftimi i plotë:

     

    TRE TË SHËRUAR DHE TRIDHJETË E KATËR RASTE ME COVID-19!

    Sot më 24 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

    Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e katër (34) raste.

    Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë (7) raste Gjilan, shtatë (7) raste Livoç i epërm dhe një (1) rast Kosaçë), gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Prizren dhe një (1) rast Gërnçar), pesë (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Mirash dhe një (1) rast Ferizaj), dy (2) raste me vendbanim në Rahovec, dy (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.

    Sot më 24 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e dy (162) raste.

    Nga data 08 shkurt deri më 24 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.890 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e tre (703) raste, ndërsa gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.807.240 raste të COVID-19 dhe 195.796 raste të vdekjes.

    QYTETARË TË NDERUAR!

    JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

    RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

    MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.