×
  • Lajme
  • Lajme

    300 milionë euro humbje në arbitrazh

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Pak zhurmë është bërë në vitin 2015, kur Telekomi i Kosovës, ndërmarrja me fitimprurëse publike në vend ka humbur 10 milionë euro në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit. Fituese e betejës gjyqësore me institucionet e Kosovës ishte kompania qipriote “Amdocs”.

    Kjo kompani ishte angazhuar për krijimit e platformës së faturimit për PTK-në, pesë vjet para se çështja të marrë epilog të drejtësisë. Marrëveshja ishte anuluar, pas vendimit që Ahmet Shala, ministër i atëhershëm i Financave, kishte marrë për ndalimin e investimeve kapitale në PTK. Pezullimi i aktiviteteve ishte kërkuar nga kompanitë e interesuara për blerjen e PTK-së, një proces që tashmë po priste miratimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan KOHA.

    PTK-ja nuk u privatizua për mungesë të konsensusit mes partive, e vendimi për ndërprerjen e investimeve mbeti në fuqi edhe disa vjet. Përballja me “Amdocs” ka qenë e para, por jo e fundit e institucioneve të Kosovës.

    Ndër vite pati edhe të tjera shkelje të marrëveshjeve, për të cilat u kërkua ndërhyrja e gjyqësorit, përfshirë edhe e Gjykatës së Arbitrazhit. Në këtë të fundit, sipas ekspertëve, paditë përfundojnë për shkak të sistemit të dobët në sistemin e drejtësisë.

    Ministria e Drejtësisë është e informuar se vlera që palët kërkojnë në proceset gjyqësore arrin në 260 milionë euro, pa përfshirë edhe një padi që është në proces trajtimi. Dëmi që i është shkaktuar shtetit vlerësohet në 300 milionë.

    Në mesin e palëve që ndihen të dëmtuara nga marrëveshjet është edhe Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së. Ai i kërkon shtetit 4 milionë euro. Shumë më tepër se ai kërkon ish-deputeti i PDK-së, Bedri Selmani, gjithsej 65 milionë euro. AArbitrazhin ndërkombëtar e karakterizojnë nganjëherë si një formë hibride të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Ai kombinon elementë të procedurës të sistemit ligjor civil dhe të procedurës sipas “Common Law”. Ky faktor u lë palëve liri të konsiderueshme për të hartuar procedurën e arbitrazhit, nën të cilën do të zgjidhen mosmarrëveshjet e tyre.Tri proceset e Telekomit

    Kur Ahmet Shala i PDK-së ishte ministër i Financave, në Telekom po zhvillohej tenderi për sistemin e faturimit në PTK. Telekomi pati ndarë 20 milionë euro për këtë projekt dhe i cili i ishte besuar kompanisë “Amdocs”. Disa vjet pas anulimit të tenderit, Gjykata e Arbitrazhit në Londër i kishte dhënë të drejtë “Amdocs-it”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.