×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    30 ditë paraburgim për 4 serbët e arrestuar në bjeshkët e Istogut, dërgohen në Veri të Mitrovicës

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, më 15 gusht u informua nga njё qytetar, se nё bjeshkёn Mokna janё duke u dёgjuar tё shtёna me armё zjarri.

    Pas kësaj Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog iu kanё përgjigjur rastit dhe me tё arritur nё vendngjarje në vendin e quajtur “Savina Voda”, në bjeshkёn Mokna në Istog, kishin arrestuar katër persona dhe konfiskuar arsenal armësh.

    Personat e arrestuar janë: R.K. i lindur më 1972 në fshatin Zubqe- Zubin Potok, P.L. i lindur më 1984 nga Mitrovicё, G.M. i lindur më 1971 në Mitrovicё, dhe M.U. i lindur më 1993 në Zubin Potok.

    Policia atyre u kishte gjetur dhe konfiskuar: 1 pistoletë e tipit M57 me 1 karikator dhe 24 fishekë, 1 pistoletë e tipit CZ99 me 2 karikatorë dhe 15 fishekë, 1 pushkë automatike e tipit AK47 me 2 karikatorë dhe 92 fishekë, 1 pushkë (karabinë) me një gëzhojë të shkrepur nga pushka e njëjtë, 1 pushkë gjuetie me 14 fishekë.

    Burgime të Gazetës Online “Reporteri.net” brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë bërë të ditur se katër serbët janë transferuar për në qendrën e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut.

    Ndërsa zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, ka konfirmuar për Reporteri.net se të pandehurve u është caktuar masa 30 ditë paraburgim.

    “Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej tridhjete ditësh. Se në cilën Qendrën të Paraburgimit dërgohen vendos Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjykata me vendim e cakton vetëm masën”, ka deklaruar Zhuti.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.