301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku 29 prej tyre janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive.
“Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.
Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme”, thuhet në raportin e QKUK-së.