Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ka njoftuar IKSHPK-ja, raporton Front Online.
Por pavarësisht kësaj klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme vazhdojnë të kenë numër të madh të pacientëve me këtë virus në trajtim.
Sipas njoftimit nga SHSKUK, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë të hospitalizuar 362 pacientë, prej tyre 257 janë të konfirmuar me COVID-19.
6 pacientë janë në respiratorë, 18 janë në trajtim me CPAP dhe 234 në oksigjeno-terapi./Front Online