Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, i zhdukur para 25 vitesh në Shqipëri, ka rrëfyer historinë e babait në emisionin “Frontal” në T7 dhe vendimin për t’i dhënë fund kërkimit për të.
Ardian Hoxha tha se babai i tij atë kohë ishte prej atyre që nuk pajtoheshin me gjendjen dhe padrejtësitë që iu bëheshin shqiptarëve të Kosovës.
Ai ishte angazhuar për çlirimin e Kosovës, teksa e shkëput një thënie të babait të tij “misioni im është që këmba e paramilitarit serb të mos shkelë në Kosovë”.
Tutje, Hoxha thekson se babai i tij i kishte financuar dy kamionët e parë me armatim që ishin futur në Kosovë.
Më pas nga presioni familja ishte shpërngulur nga Ferizaj në Shkup dhe më pas në Shqipëri, ku edhe ishte rrëmbyer babai i tij, Remzi Hoxha.
“Nëntë persona e marrin nga vendi i punës, paraqiten me dokumente false që janë të Ministrisë së Financave dhe i thojnë punëtorëvë që po e marrim për verifikim personin dhe mund ta mbajmë nga 24 deri në 48 orë, punmëtorët e paraqesin rastin në polici”, rrëfen ai.
“Ne si familje kemi bërë përpjekje për ta gjetur të vërtetën për rastin e babait për kidnapimin e tij nga tetori i 1995-ës, e denim kush ishin personat, mirëpo shteti i Shqipërisë mundohej ta fshihte si krim. Ishin ato kohëra kur Avokati i Popullit e pati ngrit si cështje zhdukjen e babait dhe u kapën, në ato vite qëndruan në burg 7-8 muaj dhe në atë kohë Sali Berisha që ishte në atë kohë president i amnestoi”, tha Hoxha në Frontal, transmeton Gazeta Express.