-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    22 vjet nga rënia e heroit Xhemajl Rexhaj

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Sot shënohet 22 vjetori i rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhemajl Rexhaj, i lindur në Papaz të Suharekës më 10 qershor 1961.

    Ai ishte i biri i Rasim Rexhaj, i mbijetuar i masakrës së Tivarit si dhe i nënë Havës.

    Mësimet fillore i mori në fshatin Llanishtë, ndërsa në vitin 1979 u regjistrua në gjimnazin “Jeta e re” në Suharekë.

    Komandanti Rexhaj ishte ndër organizatorët e parë të demonstratave për çështje kombëtare, si në Prishtinë, Prizren, Suharekë e vende të tjera.

    Në shkurt të vitit 1983 nxirret nga ora e mësimit dhe dërgohet në zyrën e drejtorit të dhunshëm, ku i vihen prangat nga organet e sigurimit të atëhershëm.

    Pastaj ai ishte dërguar në qeli në burgun e Prizrenit. Në ditën e gjykimit, trupit gjykues para të pranishmeve në fjalën e fundit ai iu drejtua me këto fjalë: “Derisa Kosovës nuk i ipet statusi i Republikës, ne nuk do të ndalemi së vepruari “.

    Xhemajli u dënua nga gjyqi serbo-sllav me dy vite e gjysmë burgim të rëndë, së bashku me pesë anëtarët e tjerë të grupit. Kohën më të gjatë e kaloi në qeli (vetmi). Kaloi nëpër shumë burgje si në Prizren, Pejë si dhe në burgun famëkeq të Beogradit.

    Pas përfundimit të dënimit në Gusht të vitit 1985, ai vazhdoi veprimtarin në radhët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, që vepronte ilegalisht në Kosovë për arritjen e qëllimeve Kombëtare. Ishte gjithmonë në aktivitet pa u ndalur as ditën as natën dhe mbante kontakte me shokët e ilegales (LPK) në Kosovë dhe atë në diasporë.

    Xhemajli, ishte anëtar i Lëvizjes popullore të Kosovës që nga vitet e 80-ta si përgjegjës dhe koordinator në fshatrat Budakovë, Krushic e Ulët, Krushicë e Epërme, Muhlan, Stravuqin, Vërshec, Papaz dhe në Grejqevcë.

    Me datën 26 Qershor 1998, në shtëpinë e Sadri Kokollarit babait të dëshmorit Kadri Kokollarit, u takua me njerëzit që kishte dërguar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Sadik Halitjahen, Idriz Hysenin dhe shokët tjerë ku u vendos që të formohej Njësiti i UÇK-së për të vepruar në territorin e lartcekur.

    Me datën 06 korrik 1998 ishte caktuar Komandant i Kompanisë së parë si dhe Komandant i Togut i cili ishte vendosur në fshatin Llanisht. Kjo pikë ishte urë lidhëse mes njësive të Batalionit të dytë të Budakovës.

    Më 23 Gushtë 1998 në mëngjes fillojnë luftimet në Greiqevc, komandant Xhema kishte mobilizuar të gjitha forcat që posedonte dhe së bashku me bashkëluftëtarët e tij u nis për në istikame. Në afërsi të fshatit Llanisht, pran shkollës predha e minahedhësit ra në mesin e luftëtarëve të cilët së bashku me Xhemajlin u plagosën dhe gjashtë luftëtarë si: Hyzri Veliu, Brahim Bunjaku, Isë Zeqiraj, Faik Muhadin, Sabit Halili dhe Islam Ahmeti.

    Xhemajli ishte plagosur rënd, u transferuar në Spitalin Ushtarak në fshatin Breshac dhe në pamundësi që të shërohet, kalon në përjetësi dhe pushon në altarin e lirisë nga data 26 Gushtë 1998.

    Për sakrificën dhe kontributin e dhënë për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, Xhemaj Rexhaj, me 7 mars të vitit 2017 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”, nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.