×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    22 euro për të hyrë në Kosovë, reagojnë përfaqësuesit e biznesit

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Oda e Afarizmit të Kosovës ka pranuar me shqetësim vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për vendosjen e një tarife për dezinfektim të mjeteve në hyrje të Kosovës, në këtë rast OAK ka kërkuar largimin e menjehëshëm të saj ose që të mbulohet kjo kosto nga shteti, raporton portali “Front Online”.

    Bizneset anëtare të sektorit të transportit kanë shprehur shqetësim lidhur me vendimin nga MPBAP, i cili nga data 01.60.2020, obligon këto biznese që të paguajnë tarifa shtesë për kamionët që hyjnë në Kosovë.

    Sipas këtij vendimi, kërkohet dezinfektimi i të gjitha mjeteve të rënda që hyjnë në pikat kufitare në territorin e Republikës së Kosovës si masë mbrojtëse.

    Në këtë rast, biznesi i kontraktuar nga Ministria ka paraqitur disa tarifa të larta, duke filluar nga 17 euro deri në 22 euro, varësisht nga pesha e mjetit.

    Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të largohen këto tarifa, sepse konsiderohen shumë të larta për bizneset, e sidomos tani duke pasur parasyshë vështirësitë ekonomike që po hasin.

    OAK konsideron se tarifen për dezinfektim duhet ta merr përsipër shteti sepse biznesi në Kosovës edhe keshtu është i mbingarkuar me taksa dhe tatime të ndryshme.

    Gjithashtu, sipas këtij vendimi kërkohet dezifektimi i mjetit në hyrje të Kosovës, ku shumë transportues që qarkullojnë më shumë se një herë brenda ditës në hyrjet e Kosovës do të detyrohen të pagujnë të njejtën tarifë për secilën hyrje-dalje.

    Kuptojmë që ky vendim është bërë për parandalim të përhapjes së COVID19, por duhet të kemi parasysh që këto tarifa po ju vështirësojnë punën biznesve të cilat kanë pasur rënie financiare, thuhët ne fund të Komunikatës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.