21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë, ndërsa dy persona janë shëruar.
Kjo u bë e ditur nga epidemiologu serb Aleksandar Antonijeviq i cili shtoi se nga 60 njerëz të testuar dje, 21 ishin pozitivë për virusin e koronës.
Aktualisht, 483 raste janë aktive në zonat serbe në Kosovë, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
Nga 12 marsi deri më sot, gjithsej 3,061 persona u testuan në zonat e banuara me serbë dhe 680 ishin pozitivë për Covid-19.