Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë ka bërë të ditur po ashtu se 20 infermier në këtë klinikë janë infektuar me virusin Covid-19, nga të cilët njëri edhe ka përfunduar me vdekje.
Ismaili ka treguar se 4 infermiere vazhdojnë të jenë të infektuara me virus.
“Meqenëse kjo është një sëmundje e re, ne kemi bërë të pamundurën që edhe ne të përgatitemi për të mjekuar pacientët, por fatkeqësisht kemi qenë edhe ne të atakuar jashtëzakonisht shumë. Ne kemi pasur 20 infermier të infektuar. Për momentin i kemi vetëm 4 infermiere të cilat janë duke u trajtuar dhe janë në shtëpi në vetizolim”, ka deklaruar ai për Front Online.
46 gra shtatzëna të infektuara me Covid-19 u paraqiten në Klinikën e Gjinekologjisë
Ai ka thënë tutje se kanë rekrutuar staf mjekësor nga repartet tjera, në mënyrë që të mos hasin në vështirësi gjatë gjendjes së shërbimeve shëndetësore.
“Aty ku kemi pasur mungesë, kemi marrë staf nga repartet tjera, kështu që nuk është hasur ndonjë vështirësi për shkak të mungesës së stafit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. I kemi kombinuar edhe nga repartet tjera, kështu që nuk ka pasur ndonjë pengesë për të ofruar shërbime”, ka theksuar ai për Front Online.