×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    46 gra shtatzëna të infektuara me Covid-19 u paraqiten në Klinikën e Gjinekologjisë

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    46 gra shtatzëna gjatë këtij viti kanë kërkuar trajtim mjekësor, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, për shkak se janë infektuar me virusin Covid-19.

    Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili, në një intervistë për Front Online, ka treguar se të gjitha këto gra janë trajtuar dhe liruar për trajtim në shtëpi.

    Ai ka thënë se numri i grave shtatzëna të infektuara, që kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë mund të jetë edhe më i madh.

    “Në klinikën tonë është trajtuar një numër i konsiderueshëm i atyre që kanë qenë të atakuar me Covid-19. Nga ata që dihet se kanë qenë saktë të testuar, janë 46, por besoj që ky numër është shumë më i madh sepse janë trajtuar edhe persona tjerë që nuk e kemi ditur as ne as pacientët”, ka thënë ai.

    Ismaili ka deklaruar se 26 paciente të infektuara me virusin Corona kanë përfunduar lindjen, derisa të tjerat janë liruar për trajtim në shtëpi.

    Sipas tij, për momentin vetëm dy paciente me këtë virus, të cilat kanë kryer lindjen, janë duke u trajtuar në klinikë.

    “Nga 46 pacientë që janë trajtuar, prej tyre 26 kanë përfunduar lindjen, 16 me seksio (lindje me prerje cezariane) dhe 10 me lindje normale, kurse pacientët tjerë janë trajtuar dhe janë liruar në shtëpi me terapi për të ardhur më vonë për të përfunduar lindjen”, ka thënë ai për Front Online.

    Ismaili është shprehur se asnjë nga gratë me Covid-19 nuk ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    20 infermier në Gjinekologji të infektuar me Covid-19

    Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë ka bërë të ditur po ashtu se 20 infermier në këtë klinikë janë infektuar me virusin Covid-19, nga të cilët njëri edhe ka përfunduar me vdekje.

    Ismaili ka treguar se 4 infermiere vazhdojnë të jenë të infektuara me virus.

    “Meqenëse kjo është një sëmundje e re, ne kemi bërë të pamundurën që edhe ne të përgatitemi për të mjekuar pacientët, por fatkeqësisht kemi qenë edhe ne të atakuar jashtëzakonisht shumë. Ne kemi pasur 20 infermier të infektuar. Për momentin i kemi vetëm 4 infermiere të cilat janë duke u trajtuar dhe janë në shtëpi në vetizolim”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Ai ka thënë tutje se kanë rekrutuar staf mjekësor nga repartet tjera, në mënyrë që të mos hasin në vështirësi gjatë gjendjes së shërbimeve shëndetësore.

    “Aty ku kemi pasur mungesë, kemi marrë staf nga repartet tjera, kështu që nuk është hasur ndonjë vështirësi për shkak të mungesës së stafit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. I kemi kombinuar edhe nga repartet tjera, kështu që nuk ka pasur ndonjë pengesë për të ofruar shërbime”, ka theksuar ai për Front Online.

    Gjinekologjia mbyll repartin për Covid-19

    Ismaili ka bërë të ditur se tashmë kanë mbyllur repartin ku trajtoheshin të infektuarit me Covid-19.

    Ai ka thënë se reparti është mbyllur në muajin gusht dhe tani janë duke i trajtuar vetëm rastet gjinekologjike.

    “Ne kemi pasur një repart të dedikuar për Covid, kemi bërë kërkesë për shtimin e stafit, qoftë për mjekë qoftë për infermierë, mirëpo me zvogëlimin e numrit të rasteve me Covid, është larguar edhe reparti i operativës, tani jemi duke trajtuar raste gjinekologjike”, ka theksuar ai për Front Online.

    Ai është shprehur se Klinika e Gjinekologjisë ka mjaftueshëm hapësirë dhe shtretër për të trajtuar të gjitha rastet.

    Ndërsa, sipas tij edhe furnizimi me pajisje medicionale është i mjaftueshëm.

    “Klinika është e madhe dhe ka 350-360 shtretër. Meqenëse kjo është sëmundje e re dhe na atakoi përnjëherë, nuk mund të themi se kemi pasur as mungesë të pajisjeve”, ka theksuar ai për Front Online.

    Ismaili ka shtuar se gratë shtatzëna infektohen më lehtë me virusin Corona për shkak që imuniteti i tyre është më i dobët.

    Megjithatë, fatmirësisht ai ka thënë se për shkak të aplikimit të masave mbrojtëse, Kosova ka pasur numër më të vogël të grave shtatzëna të infektuara./Front Online/

     

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.