Në 24 orët e fundit në Zvicër janë regjistruar 193 raste të reja me COVID-19, raporton autoriteti zviceran për shëndetësi (BAG).
Me përjashtim të ditës së hënë, BAG ka kumtuar në ditët e fundit vazhdimisht treshifrorë të rasteve të reja me COVID-19. Të martën u raportua për 132 raste të reja.
Në total në 24 orët e fundit janë bërë 8009 testime. Shifra totale e të infektuarve në Zvicër ka arritur në 34.802, ndërsa 1703 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.