Nëntëmbëdhjetë shtetas sirianë janë gjetur në një automjet të braktisur në fshatin Vlashnje të Prizrenit.
Policia e Kosovës dje rreth orës 8:00 ka qenë në ndjekje të një kombi në autostradën “Ibrahim Rugova”. Personi i panjohur i cili e ngiste kombin ka hyrë në një oborr privat në fshatin Vlashnje dhe është arratisur në drejtim të panjohur.
19 sirianët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë, ndërsa kombi është sekuestruar.
“Personi i panjohur i cili ngiste me shpejtësi të madhe automjetin e markës kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në ndjekje të Policisë ka hyrë në oborrin privat në fshatin Vlashnje dhe është arratisur në drejtim të panjohur. Në automjetin e braktisur janë gjetur 19 (nëntëmbëdhjetë) persona shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë. Automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret njësiti përkatës i migrimit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.