Shifra alarmante të vdekjeve të fëmijëve janë publikuar në raportin e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policisë së Kosovës me titull: Dekada e sigurisë rrugore 2010-2019, ku bëhet e ditur se gjatë dekadës së fundit në aksidente të ndryshme në komunikacion kanë humbur jetën 189 fëmijë.
Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2010, 17 fëmijë të moshës 0-12 vjeç kanë humbur jetën në aksidente trafiku, që njëherësh shënon vitin me numrin më të madh të vdekjeve të fëmijëve.
Numri i fëmijëve të vdekur në komunikacion gjatë viteve 2014 dhe 2019 ishte përgjysmë më pak, kur kanë humbur jetën nga 8 fëmijë.
Ndërsa gjatë viteve 2010-2019, 72 persona të grup-moshave 13-18 vjeç kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme në komunikacion. Më shumë fëmijë të kësaj grup-moshe kanë vdekur në vitin 2017, përkatësisht 11, ndërsa më së paku në vitin 2016, kur kanë vdekur 3 fëmijë të kësaj grup-moshe.
Të vdekur sipas grup-moshave 0-12 vjeç
2010= 17
2011=15
2012= 11
2013= 13
2014= 8
2015= 10
2016= 8
2017= 15
2018= 12
2019= 8
Gjithsej=117
Të vdekur sipas grup-moshave 13-18 vjeç
2010= 8
2011= 10
2012= 5
2013= 9
2014= 7
2015= 6
2016= 3
2017= 11
2018= 7
2019= 6
Gjithsej= 72