×
  • Lajme
  • Lajme

    187 raste me COVID-19 të hënën në Kosovë, 6 të vdekur

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Të hënën, në Kosovë, janë regjistruar 187 raste të reja me koronavirus.

    Ky numër i të infektuarve ka dalë nga gjithsej 424 mostra të testuara.

    Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

    Ndërkohë, gjatë këtij 24-orëshi janë regjistruar edhe 6 vdekje, duke e ngritur në 108 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

    Ndërkohë, instituti, bën të ditur se të hënën është raportuar për 103 të shëruar nga COVID-19.

    Njoftimi i plotë:

    103 TË SHËRUAR DHE 187 RASTE ME COVID-19!

    Sot më 13 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.

    Të nderuar qytetarë!
    Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

    Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

    BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
    Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

    Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

    Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
    Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

    Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

    NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.