×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    17 viktima në trafikun rrugor në Shqipëri vetëm në muajin gusht

    FrontOnline
    09 Shtator 2019

    Sezoni turistik në Shqipëri mbyllet me një bilanc të lartë aksidentesh rrugore jo vetëm për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit, por shpesh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës nëpër rrugë.

    Muaji gusht kur dhe qarkullimi i automjeteve u shtua, ka regjistruar 752 aksidente rrugore pothuajse dyfishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente. Po kështu kanë humbur jetën 17 persona vetëm në gusht, transmeton Top Channel.

    Numrin më të madh të aksidenteve e mban qyteti i Tiranës e më pas ato zhvendoset në zonat bregdetare ku ishin përqendruar pushuesit. Por nuk mbeten më pas edhe qytetet të cilët tërheqin turistë të shumtë të huaj dhe vendas. Këtë vit ka një rënie të personave të mbytur në det.

    Qendra Kombëtare e Urgjencave ka bërë dhe një klasifikim të aksidenteve sipas pasojave në shëndet ku 228 prej aksidenteve rrugore kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën.

    Aksidentet rrugore të këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët, të cilat tanimë do t’i drejtohen me një raport Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.