Drejtoresha e Pulmologjisë ka bërë të ditur se deri tani 15 infermierë në këtë klinikë janë infektuar me Coronavirus, por që fatmirësisht nuk kanë pasur komplikime të rënda.
Ajo ka thënë se infermierët kanë qenë më të rrezikuarit nga ky virus, për shkak që kanë qenë më shumë në kontakt me pacientët.
“Të gjithë punëtorët shëndetësorë të cilët janë këtu merren me trajtimin e atyre. Mund të them se kemi edhe infermier shtesë nga Klinikat tjera. Infermierët kanë pësuar më së shumti sepse ata kanë qenë më shumë me pacientët”, ka deklaruar ajo për Front Online.
Pozitiv e negativ me Covid-19, të gjithë në dhoma të përbashkëta në Pulmologji
Mehmeti është shprehur se mungesa e stafit ua ka vështirësuar punët.
Sipas saj, pacientët duhet të marrin tre herë në dit terapi, por që numri i vogël i stafit e pamundëson një gjë të tillë.