16 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja.
Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9688.
Njoftimi i IKSHPK-së:
Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.