×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    15 vjeçarja zhduket në lumë, babai zemërthyer zhytet çdo mëngjes për ta kërkuar

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Një video e publikuar së fundmi në internet ka thyer zemrat e të gjithë atyre që e kanë parë.

    Në pamje shihet një baba i cili nuk heq dorë së kërkuari vogëlushen e tij e cila në datën 1 shtator u mbyt në lumin Adda në parkun Bartesaghi në Sondrio.

    Ai çdo ditë shkon te lumi, zhytet dhe bërtet përmes shkëmbinjëve vajzën e tij Hafs e cila ishte vetëm 15 vjeç.

    Për gazetën ditore Provinca e Sondrio babi zemërthyer i bëri thirrje të gjithëve ta ndihmojnë për të gjetur Hafsën.

    “Nuk mund të ndalem së kërkuari. Po punoj shumë për ta gjetur dhe shpresoj se është dikush me vullnet të mirë që dëshiron të më ndihmojë. Shumë njerëz kanë punuar për të rikthyer Hafsën time, ata kanë bërë një punë të mirë por nuk e gjetën dot”– shprehet ai.

    Nga autoritetet lokale vajza është deklaruar e zhdukur për më shumë se dhjetë ditë.

    Tragjedia ndodhi gjate pasdites të 1 shtatorit ku adoleshentja u zhduk nga sytë e të afërmve të saj. Kërkimet po vazhdojnë më ditë të tëra, mirëpo deri tani asnjë shenjë nga trupi i 15 vjeçares.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Në qytetin e Prizrenit është inaguruar ndërtimi i shkollës së re “Nazim Kokollari” e financuar me fondet e BE-së “IPA 2017” në...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja Vjosa Osmani tha se ka folur me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit në territorin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se Irani po përballet me mungesë raketash dhe pajisjesh lëshuese, ndërsa sipas tij kapacitetet e tyre...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Lajme03 Mars 2026
    Në qytetin e Prizrenit është inaguruar ndërtimi i shkollës së re “Nazim Kokollari” e financuar me fondet e BE-së “IPA 2017” në...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Gjysmëhëna e Kuqe, njoftoi sot se ka arritur në 787 numri i viktimave nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit. Organizata që...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.