Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës i është shtuar listës së shteteve që po e konsideron Kosovën vend me rrezikshmëri të lartë sa i përket situatës me Coronavirus.
Ky shtet u ka rekomanduar qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë drejt Kosovës deri më 31 gusht.
Pas kthimit në Danimarkë, qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID-19 jo më i vjetër se 4 ditë.
“Kosova nga autoritetet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë”, thuhet në njoftim.