Edhe 139 pacientë të prekur me Covid-19 kanë arritur të shërohen nga virusi.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë përmes njoftimit në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.753 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.995”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 237 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.