×
  • Kronika
  • Kronika

    132 aktakuza për 24 orë

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetridhjetedy (132) aktakuza kundër njëqindepesëdhjetenjë (151) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti të markës VW-Golf 19E dhe çelësin e veturë, për shkak të dyshimit se e njëjta është përfituar përmes veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 248 të KPRK-së. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Detyrimi”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve për veprën

    penale “Lëndim i rëndë trupor”. Gjithashtu, Prokuroria e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti të markës VW-Golf 19E dhe çelësin e veturë, për shkak të dyshimit se e njëjta është përfituar përmes veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”. Kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza, kundër dyzetetre (43) personave.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) kundër një (1) personi për vepër penale “Falsifikim i dokumentit” nga neni 398 paragrafi 2 i KPRK-së.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Sulm seksual”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

    Nga Rubrika
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të premten në Gjilan. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua fillimisht në emergjencë në Gjilan dhe më pas...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.