×
  • Lajme
  • Lajme

    112 raste me Covid-19 aktive në Gjilan

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Komiteti i emergjencave për menaxhimin e pandemisë globale kundër Covid-19 në Gjilan, në takimin e sotëm ndërinstitucional, ka vlerësuar gjendjen në ditën e 181-të dhe në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, konfirmon vetëm 3 raste pozitive dhe 26 pacient të shëruar plotësisht nga virusi.

    Sipask komunikatës së lëshuar nga kjo komunë, kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se gjendja është e qetë dhe nën kontroll të plotë me angazhimin maksimal që janë duke bërë me punën e tyre mjetet në dy nivelet e shëndetësisë, pastaj Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Policia e Kosovës dhe emergjencat civile në përgjithësi.

    “Gjendja ditore e rezultimit të vetëm tri rasteve pozitive dhe shërimit të plotë të 26 pacientëve është një lajm i mirë, sepse trended e infektimit janë gjithnjë në rënie. Në aspektin e përgjithshëm të përballjes me pandeminë globale, në këto 181ditë ka gjithsej 925 raste pozitive, prej tyre 773 janë shëruar plotësisht, 112 raste janë aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm sipas protokollit, prej të cilave 27 pacient janë të hospitalizuar. Fatkeqësisht betejën me Covid-19 në Gjilan e kanë humbur 40 qytetarë, për të cilët ndjejmë dhembje dhe kjo ishte sfida më e madhe e të gjithëve në këtë përballje”, tha kryetari Haziri.

    Bëhet e ditur se mostra në pritje janë të 29 qytetarë dhe 47 mostra të marra të mësimdhënësve.

    Apel i përbashkët dhe i vazhdueshëm për qytetarët, punëtorët në sektorin privat dhe publik, është respektimi i masave mbrojtëse, përdorimi i maskave, dezinfektuesve, mbajtjen e distancës dhe kujdesit ndaj higjienës, si e vetmja mënyrë e fuqishme për të vazhduar ballafaqimin kolektiv kundër virusit Covid-19.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.