×
  • Lajme
  • Lajme

    1.643 persona janë ende të zhdukur në Kosovë

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Kanë kaluar më shumë se 22 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende po presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

    Familjarët e personave të zhdukur kanë vuajtur në përpjekje për t’u përballur me mungesën e të dashurve të tyre, ndërsa pandemia COVID-19 e ka bërë gjendjen e tyre edhe më të vështirë.

    Rënia e përgjithshme e shkallës së zbardhjes së fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur dhe mungesa e një reagimi të duhur ndaj nevojave të familjarëve të tyre kanë mbetur shqetësimet kryesore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, viteve të fundit.

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, shefi i misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi, tha autoritetet duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre për ta zgjedhur këtë problem humanitar që e ka rënduar shoqërinë kosovare qe më shumë se dy dekada.

    I shqetësuar për tempin në rënie në të cilin janë zgjidhur rastet e personave të zhdukur viteve të fundit, Gashi pohoi se përderisa në vitin 2019 janë zgjidhur tetë raste, këtë vit është gjurmuar vendndodhja e vetëm tre personave.

    “Pengesa kryesore ndaj një përparimi më të shpejtë është mungesa e informatave të reja që do të çonin në lokacionet e reja të varrezave,” tha ai.

    “Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, familjarët kanë të drejtë të dinë se çfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. Si gjithmonë, KNKK-ja është e gatshme t’i mbështesë autoritetet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në këtë aspekt dhe i nxit ato që çështjen krejtësisht humanitare të personave të zhdukur ta vënë në plan të parë.Në anën tjetër, është momenti i fundit që njerëzit që mund të kenë informata që mund të shpijnë në zbardhjen e cilitdo rast të ndonjë personi të zhdukur të paraqiten dhe që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të përpiqen t’i nxjerrin familjarët nga ky terr që po i rrethon”, thuhet në një komunikatë të KNKK.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.