×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zhbllokohen xhirollogaritë e Postës së Kosovës nga ATK-ja

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës, takuan sot mnistren e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami dhe drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, takim ky që rezultoi me konfirmimin e zhbllokimit të xhirollogarive bankare të Postës së Kosovës.

    Në këtë takim të përbashkët, ata biseduan format për gjetjen e mundësisë reale të kryerjes së obligimeve financiare të Postës së Kosovës ndaj ATK-së, përmes një riprogramimi të borxhit, që do të nënkuptonte edhe zhbllokimin e menjëhershëm të xhirollogarive bankare.

    “Gjithashtu, dy zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës, së bashku me përfaqësuesin e Sindikatës së Punonjësve, Bujar Shala u takuan edhe me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, me të cilin bashkëbiseduan rreth funksionimit të ndërmarrjes, për problemet dhe sfidat e ballafaqimit të saj gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të kërkohet përkrahje nga Qeverisa e Kosovës si aksionar i Postës së Kosovës, e cila përgjatë kësaj kohe ka probleme të mëdha financiare, me rënien e të hyrave për shkak të pandemisë, rritja e borxhit ndaj ATK-së, e cila pati bllokuar dje llogaritë bankare Postës së Kosovës. Ata shfaqën brengat e tyre, që Posta e Kosovës po humbë financiarisht nga Shërbimi Universal Postar që po e kryen rregullisht si detyrim ligjor që ka, ndërsa nuk po rimbursohet nga Qeveria e Kosovës. Për këtë deponuan edhe kërkesën me shkrim për kthim të borxhit të Qeverisë në vlerë rreth 5 milion euro, për të garantuar operacionalitetin dhe funksionalitetin e ndërmarrjes. Këto takime ishin mjaft miqësore që rezultuan me konfirmimin sot pasdite të zhbllokimit të xhirollogarive bankare të Postës së Kosovës, ndërsa mbetet të shpresojmë edhe në realizimin e premtimeve të dy ministrave në përkrahjen e Postës së Kosovës në tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë procesi i mësimit gjithëditor ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në gjysmëvjetorin...
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Janë arrestuar dy persona për dhunim. Kështu njofton Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas tyre, njëri rast ka ndodhur në...
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci aktualisht po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në Facebook, ministri tregon se...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për dy raste të tentim vrasjes që kanë ndodhur...
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.