×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj takim virtual me homologët nga Ballkani për menaxhimin e COVID-19

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim virtual me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë, me të cilët ka diskutuar lidhur me menaxhimin e pandemisë me koronavirus.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë këtij takimi janë shkëmbyer përvojat dhe mësimet e nxjerra nga kriza e kësaj pandemie që ka prekur pothuajse të gjithë botën.

    “Folëm për praktikat e mira që janë zbatuar për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të mirëmbajtur shërbimet themelore shëndetësore. Diskutuam edhe për mundësitë për t’i parapërgatitur vendet tona për një valë të re të mundshme të virusit në vjeshtë, fillimin e vitit it të ri shkollor dhe se si të bëhen parapërgatitjet në shkolla, për ta rinisur mësimin me prezencë fizike në klasë, si dhe cilat do të ishin hapat e ardhshëm për të hapur kufijtë ndërshtetërorë për udhëtime. Biseduam edhe për vaksinat e gripit sezonal. U tha se javët në vijim për të gjitha shtetet tona vështirësi dhe sfidë është fillimi i vitit të ri shkollor”, ka shkruar Zemaj.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.