Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar për menaxhimin e situatës me Covid-19.
Zemaj po ashtu ka thënë se janë në koordinim të plotëm e këtë komunë për luftimin e Covid-19.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
“Sot prita në takim Kryetarin e Hanit të Elezit, z. Refki Suma, me të cilin folëm për shqetësimet e krijuara nga Covid-19, si dhe shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Hanit të Elezit, janë në koordinim të plotë për luftimin e Covid 19. Bashkë do ja dalim! #QeveriaHoti”, ka shkruar Zemaj.