Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj kanë vizituar sot komunën e Prizrenit.
Ata me këtë rast u pritën nga kryetari Mytaher Haskuka me të cilin do të diskutojnë për menaxhimin e situatës me pandemi në këtë komunë.
Mediat në këtë takim u lejuan të marrin vetëm pamje. Ndërkohë, ministri Zemaj do të vazhdojë agjendën e tij në qytetin historik ku në ora 15:00 do të bëjë të ditur bilancin e rasteve të reja në 24 orët e fundit me COVID-19