×
  • Lajme
  • Lajme

    ​VV: Qeveria Hoti ka dështuar të jep përgjegjësi për ‘avullimin’ e 2 milionë eurove

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar kritikat e saj në adresë të Qeverisë Hoti duke e quajtur këtë të fundit të pa ligjshme dhe të papërgjegjshme në punën e saj karshi qytetarëve të vendit.

    Në një postim në Facebook, partia më e madhe opozitare në vend ka rikujtuar se edhe pas 47 ditësh Qeveria Hoti vazhdon të mos japë përgjegjësi për vjedhjen e madhe në Thesar.

    Postimi i plotë:

    Kur partitë e vjetra kthehen paligjshëm në pushtet, ato përligjin dhe inkurajojnë krimin e organizuar në vend. Kështu kjo qeveri e paligjshme fillimisht nuk e parandaloi, e tash edhe 47 ditë pas ka dështuar të japë edhe përgjegjësinë më të vogël për vjedhjen e organizuar të më shumë se 2 milionë eurove nga kuleta e shtetit. Në vend se të forconte institucionet e drejtësisë, ajo e zhbëri procesin e vettingut. Në vend se të luftonte korrupsionin, ajo e zhbëri task-forcën antikorrupsion. Në vend se t’i ndëshkojë shkelësit e ligjeve, ajo veç sa po i trimëron ata. Prandaj edhe në vend se të shtiret kinse po qeverisë, ajo duhet të shkojë./FrontOnline/

    Imazhi mund të përmbajë: tekst

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë për pengesat që, sipas tij, po krijohen në projektet kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë...
    Lajme01 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sipas parashikimeve, nga fundjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, vlerëson se nëse shteti do ta bënte pushimin e lehonisë dy vjet, ky do të ishte kontribut...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka reaguar pas sulmeve të raportuara nga Teherani në Tel Aviv. Ziv tha...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik” edhe pa organizimin e Lojërave Mesdhetare,...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka folur për koalicionin “Lista për Familje”, duke thënë se është formuar për të ruajtur bërthamën tradicionale...
    Lajme01 Tetor 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Gjakovëm ku ka pasur dy takime me qytetarë, për të cilët njofton se...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kongresistin amerikan, Jason Crow. Zyra e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.