×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Vrasja në Lipjan, fqinjët thonë se dy familjet nuk kishin probleme mes vete

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Pranë shtëpive të familjeve Hoxha e Jakupi nga Ribari i Madh po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Mëngjesin e sotëm këto dy familje patën përleshje me armë zjarri, ku si pasojë një person ka vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh, në Komunën e Lipjanit.

    Por, fqinjët e tyre po shprehen të habitur, pasi që thonë se dy familjet nuk njihen për gjëra të tilla dhe se asnjëherë nuk kanë pasur probleme mes vete.

    Bahti Terbeza, banor i fshatit Ribar i Madh thotë se familjen Jakupi e Hoxha e ka njohur që nga fëmijëria.

    Për këto dy familje ai tregon për KosovaPress, se nuk kishin pasur asnjëherë konflikte, dhe se jetojnë shumë pranë tash e sa vjet.

    “Këto dy familje janë afër këtu, kanë jetuar së bashku që sa vjet, nuk kanë pasur konflikt kurrë. Probleme nuk kanë pasur, ngjarja kish ndodh sot në mëngjes, kur dola në shitore e pash policinë këtu”, tregon ai.

    Për këtë që ka ndodhur sot mes familjes Hoxha e Jakupi, ai thotë se është çuditur i gjithë fshati.

    Terbeza: Po çuditem se nuk kanë pasur konflikt kurrë

    “Sipas katunarëve kam dëgjuar për ngjarjen, por diçka saktë jo. Ne po çuditem edhe vet që ka ndodhur kjo, vet po çuditem se nuk kanë pasur konflikt kurrë”, shton Terbeza.

    Motivet e këtij konflikti ende nuk dihen, ndërsa rasti është duke u hetuar nga institucionet përkatëse.

    Ndërkohë, që banorë të fshatit kanë treguar për KosovaPress se personi që është vrarë, është i familjes Jakupi, i cili kishte ardhur para pak ditëve nga Zvicra.

    Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për KosovaPress se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.

    “Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.

    Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Naser Syla, ka treguar se tre persona po trajtohen në mjekimin intensiv, si shkak i plagëve të rënda që kanë pësuar në pjesë të ndryshme të trupit. Ku sipas tij gjendja e këtyre të fundit është jo stabile. Një tjetër është liruar për tretman shtëpiak.

    Nga Rubrika
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të premten në Gjilan. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua fillimisht në emergjencë në Gjilan dhe më pas...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.