Autoritetet turke kanë liruar veteranin e UÇK-së, Imri Ilazin, i cili është arrestuar sot në Aeroportinë e Ankarasë, pasi Serbia kishte dërguar emrin e tij në Interpol.
Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur kryetari i organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sa po me njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke, e falënderoj ministrinë e Jashtme dhe Diasporës dhe ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe ambasadën e Kosovës në Turqi si dhe Blerim Dajakun që ndihmuan në lirimin e ish gjeneralit Imri Ilazit, shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar ai në Facebook.