Reshjet e shiut që filluan mbrëmë kanë vërshuar shumë rrugë të kryeqytetit si pasojë e bllokimit të rrjetit të kanalizimit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, sqarojnë se kjo situatë ndodhë pasi sistemi i kanalizimit të ujërave atmosferike dhe fekale është i përbashkët.
“Linjat e Kanalizimit (ujërat fekale) në qytetin e Prishtinës janë në shumicë linja të vjetra, të cilat janë dimensionuar dhe vendosur shumë kohë me përpara. Sistemet e kanalizimeve janë të përbashkëta (Atmosferike dhe Fekale) dhe kjo e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit sidomos në rastet kur ka reshje të vrullshme apo të shumta shiu, siç po ndodhë ditën e sotme”, thuhet në njoftim.
KRU Prishtina thekson se për investime në këtë aspekt nuk kanë buxhet, por as kompetencë.
“Përderisa, qyteti i Prishtinës pothuajse në çdo lagje ka pësuar ndryshime në ndërtime te larta – objekte banesore – rritje e tejskajshme e numrit të banorëve, është dashtë që autoritetet tjera të intervenojnë edhe në infrastrukturën ekzistuese prandaj, kjo me automatizëm ndikon në ngarkesë më të madhe shkarkuese të sistemit të kanalizimit dhe përmbytje në shumë lokacione brenda qytetit”
“Ujësjellësi i Prishtinës ka një buxhet të paraparë për investime ( riparim, puseta, zhbllokime, pastrime) në këtë sektor, gjithsesi ka edhe ekipet profesionale që merren me mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimeve të ujërave të ndotura fekale por assesi nuk mirëmbanë as nuk ndërton rrjeta të kanalizimeve atmosferike pasi që kjo përgjegjësi e autoriteteve të tjera”, thuhet në njoftim.
Kjo kompani shton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit janë të gatshëm çdoherë që tu dalin në ndihmë qytetarëve në rastet kur kemi të bëjmë me zhbllokime e pastrime të pusetave të ujërave fekale