×
  • Lajme
  • Lajme

    ​"Thirrjet e nënave" i reagojnë Daçiqit, kërkojnë kushtëzimin e dialogu me fatin e të pagjeturve

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nysrete Kumnova, përmes një konference për media ka reaguar ndaj deklaratave të Daçiqit, i cili kërcënoi serbët që po tregojnë për krimet serbe ndaj shqiptarëve.

    “Kam ardhur që të kërkojë drejtësi. Deklarata publike e Daçiqit, duke i kërcënuar serbet të cilët po i tregojnë krimet serbe kundër shqiptarëve dhe vendet ku ndodhën varrezat masive, në fakt ku janë varrosur shqiptaret nga ushtria serbe, duhet të jetë edhe leksioni i fundit për pushtetarët tanë dhe të gjitha instancat ndërkombëtare”, tha ajo.

    Ajo i ka bërë thirrje përfaqësuesve të vendit që sa më parë të kushtëzojnë bisedimet me Serbinë në Bruksel dhe të vendosin në radhë të parë çështjen e personave të pagjetur, zbardhjen e tyre dhe kthimin e eshtrave në Kosovë.

    Ajo thotë se është prekur shumë edhe me deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, sipas të cilit kjo temë është e konsumuar.

    “Kërkoj nga shteti i Kosovës të mos bëjnë politika të gabuara kur janë në pyetje më të dashurit tanë. Për Driton Selmanaj kjo temë është e konsumuar, për mua jo sepse unë kam të drejtë te kërkoj birin tim, Albionin dhe të gjithë bijtë e bijat e Kosovës të cilat ende rezultojnë të pagjetur”, ka deklaruar Kumnova.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.