×
  • Sport
  • Sport

    ​Tahiri dhe kreu i FFK-së flasin për investimin në stadiumin e Vushtrrisë

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pasur një takim pune me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu dhe presidentin e F.C Vushtrria, Bajrush Kajtazi.

    Temë e diskutimit ishte investimi për stadiumin e qytetit të Vushtrrisë, investim i MKRS e që do të bëhet sipas standardeve të UEFA.

    Kryetari Ademi shprehu gatishmërinë e FFK që të përkrah këtë projekt.

    Ekipi profesional i FFK do të bëjë vlerësim profesional të lokacionit aktual të Stadiumit “Ferki Aliu” dhe do të hartojë një raport për Komunën dhe MKRS para se të fillojnë investimet.

    Kryetari Ademi po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësim nga FFK për investimet që Komuna i ka bërë deri më tani në infrastrukturën e futbollit, si me fushën ndihmëse në “Ferki Aliu” ashtu edhe në ndërtimin dy fushave të mëdha në projekt të përbashkët në Dobërllukë.

    Kryetari Tahiri i rikonfirmoi drejtuesve të futbollit të Kosovës përkushtimin personal dhe të Komunës për të përkrahur maksimalisht klubin e Vushtrrisë dhe shkollat e futbollit në Vushtrri si qerdhe të talenteve të reja në futboll.

    Nga Rubrika
    Sport28 Mars 2025
    Federata Braziliane e Futbollit ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm trajnerin Dorival Junior, pas humbjes së turpshme 4-1 të skuadrës ndaj Argjentinës...
    Sport28 Mars 2025
    Futbolli është lehtësisht sporti më popullor në botë, duke mbajtur miliarda shikues të mbërthyer në ekranet e tyre, ndërsa qindra miliona trupa...
    Sport28 Mars 2025
    Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar....
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Rusia i sheh marrëdhëniet me Perëndimin si një konflikt sistematik dhe mund të jetë plotësisht e përgatitur për një “luftë konvencionale në...
    Sport28 Mars 2025
    Federata Braziliane e Futbollit ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm trajnerin Dorival Junior, pas humbjes së turpshme 4-1 të skuadrës ndaj Argjentinës...
    Lifestyle28 Mars 2025
    Ju ndoshta nuk e dini që disa ushqime të thjeshta mund të ndihmojnë trupin të relaksohet dhe të përgatitet për gjumë. Pra,...
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Janë orët e para të mëngjesit si në Tajlandë ashtu edhe në Myanmar – dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë. Dhjetëra ekipe...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk i janë paguar orët shtesë dhe ato të ndërrimit të...
    Lajme28 Mars 2025
    Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), duke propozuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.