×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Selmanaj tregon pse u shkarkua Vjosa Osmani

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës, me propozim të kryetarit Isa Mustafa, shkarkoi muajin e kaluar Vjosa Osmanin nga pozita e nënkryetares dhe kryesisë së kësaj partie.

    Votimi i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së u bë në mënyrë elektronike.

    E zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së Driton Selmanaj ka treguar arsyet e shkarkimit të Vjosa Osmanit.

    Në Rubikon të Klan Kosovës ai ka thënë se Osmani u largua për shkak të qëndrimeve të saja ndaj LDK-së.

    “Paradoksale. Kryetarja e Kuvendit nuk e përkrah kryetarin e partisë së saj”, është shprehur ai, duke shtuar se personalisht nuk ka asnjë problem me Vjosa Osmanin.

    Sa i përket shkarkimit të mundshëm të Vjosa Osmanit nga posti i kryetares së Kuvendit, Selmanaj tha se LDK-ja nuk ka diskutuar këtë, pasi ngritja e kësaj çështjeje i takon ish-partnerit qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

    E Mustafa akuzoi Osmanin për ikje nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

    Osmani kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje, në mars të këtij viti.

    Ajo u zgjodh kryetare e Kuvendit, me propozimin e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe vazhdon ta mbajë pozitën edhe pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që Vjosa Osmani është shprehur kundër edhe qeverisë së re të formuar nga LDK-ja.

    Në seancën e 3 qershorit, kur u votua për Qeverinë Hoti, Osmani nuk mori pjesë.

    Osmani ka kundërshtuar edhe vendimin e qeverisë më 6 qershor, për të hequr reciprocitetin kundër Serbisë.

    Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre.

    Ajo është personi i dytë më i votuar në Kosovë, pas Albin Kurti. Në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 176 mijë vota.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjetorin e 35-të të themelimit të kësaj partie, duke publikuar në Facebook...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, në...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinës. Kështu ka thënë Policia e rajonit të Pejës në...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Përkrahja dhe bashkëpunimi me ministrin Nenad Rashiq, serbëve të Kosovës po iu kushton me kërcënime e përjashtime nga puna. Njëra ndër viktimat...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi me inicialet V.N, siç thuhet në njoftimin...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit po ofrohen. E  nuk do të mungojnë as ditët e pushimit, për punëtorët e institucioneve publike. Ministria e Punëve...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Arabia Saudite e ka ndaluar alkoolin gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2034, i cili do të mbahet në këtë vend. Media...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në lansimin e pilotimit të Programit të Kuponëve në kuadër të projektit...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.