×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Selimi: Kryeministër, na turpërove në Bruksel

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së Rexhep Selimi, u shpreh se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në Bruksel nuk ka demonstruar shtetësi, as legjitimitet e as dinjitet.

    Selimi e ka kritikuar kryeministrin Hoti edhe pse i është përgjigjur në serbisht kur është pyetur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq se a di të flas serbisht.

    “Më fal që po ta them, por do të doja ta dija paraprakisht ose si përgjigje ose si deklaratë tuajën se a duhet që se para se të shkosh në bisedime me Vuçiqin ta mësosh serbishten, ti edhe ashtu nuk je shumë i serbishtës për dallim prej shefit tënd të partisë. Çka t’u deshtë serbishtja juaj z.Hoti atje, apo hoqe dorë nga reciprociteti prandaj u deshtë që ta flisni gjuhën e njërës palë. Është dashur t’i thuash shqip që nuk di serbisht, as që dua ta mësoj serbishten tënde është dashur t’i thuash, sepse serbishtja juaj është serbishte e policëve vrasës të Millosheviqit. Razumem i the, na turpërove kryeministër… Ju atje nuk demonstruat shtetësi, as legjitimitet e as dinjitet. Shkuat duke hequr dorë nga reciprociteti, pra jo si dy shtete, u paraqitet pa dinjitet duke e demonstruar inferioritetin tuaj ndaj Vuçiqit, e po ashtu edhe pa legjitimitet sepse nuk morët përkrahjen e spektrit politik të Kosovës”, tha ai.

    Ai tha se përveç që nuk e ka përkrahjen e opozitës, nuk e ka përkrahjen as të partnerëve të koalicionit. Selimi, tha se ai e ka përkrahjen vetëm të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Arsim Bajrami ka tërhequr kandidaturën për postin e Presidentit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bajrami përmes një njoftimi në rrjetet...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.