×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Protesta të mëdha kundër diktatorit Lukashenko, qindra të arrestuar

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Forcat bjelloruse arrestuan më shumë se 250 protestues të dielën, ndërsa rrugët e Minskut u mbushën me dhjetëra mijëra njerëz që dolën për të protestuar kundër presidentit Alexander Lukashenko, njoftoi Ministria e Brendshme e Bjellorusisë.

    Një dëshmitar okular ka thënë për Reuters tha se të paktën 100,000 protestues ishin në qendër të Minskut.

    Një numër i madh i oficerëve të policisë dhe ushtarëve janë vendosur në qendër të Minskut, dhe shumë prej tyre po bllokojnë Sheshin e Pavarësisë dhe rrugët e hyrjes në të.

    Skena të ngjashme u panë pranë Pallatit të Republikës, një ndërtesë kryesore e qeverisë.

    Rrugët anësore janë gjithashtu plot me policë dhe ushtarë. Protestat po zhvillohen në Bjellorusi për pesë javë tani për rezultatet e diskutueshme të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga Lukashenko me më shumë se 80 për qind të votave.

    Ai ka qeverisur vendin për një çerek shekulli dhe shpesh quhet diktatori i fundit evropian.

    Grupi i të drejtave të njeriut Viasna deklaron se ka shumë gra mes të arrestuarve dhe se dhuna policore u raportua gjatë arrestimit.

    Protestuesit vendosën gratë në ballë të turmës për të qenë fytyra e demonstratave me shpresën se autoritetet do të tregoheshin më pak brutal ndaj tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi....
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kandidati për kryetar në...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi ka reaguar për situatën e rëndë financiare në televizionin publik, kur po hyjmë në ditën e 15-të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve dhe procedurave që po ndiqen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke i krahasuar ato me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Redaktori i RTK-së, Alban Selimi, ka reaguar ashpër për vonesat në pagat e punonjësve të RTK-së, duke e quajtur situatën “të turpshme”....
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt...
    Sport14 Gusht 2025
    Humbja 3-1 ndaj FCSB në ndeshjen e kthimit i mbyll dyert e kualifikimit në Ligën e Evropës, por Drita do të kenë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 61 vatra zjarri. Nëntë prej tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.