×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Premtohen 400 milionë euro në forumin e donatorëve për rimëkëmbje ekonomike

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, mori pjesë në takimin virtual të Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike, në të cilin pjesëmarrës ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, si dhe përfaqësuesit e vendeve donatore prezente në Kosovë, të agjencive zhvillimore dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

    Sipas një komunikate të Qeverisë, takimi kishte për qëllim diskutimin për qasjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe donatorëve për të financuar rimëkëmbjen ekonomike të vendit, të nevojshme pas pandemisë së Covid-19.

    Gjatë takimit, kryeministri Hoti shpalosi vizionin afatgjatë të Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike dhe për përfshirjen e donatorëve në financimin e prioriteteve të vendit.

    “Ndihma e menjëhershme e mobilizuar nga donatorët nëpërmjet projekteve, përkrahjes së buxhetit të vendit dhe huave për investime, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike gjatë vitit 2020 dhe e planifikuar për vitin e ardhshëm, arrin mbi 400 milionë euro. Qeveria e Kosovës do të hartojë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim për 10 vjetët e ardhshme, e cila do të jetë orientuese për reformat dhe objektivat afatgjate të vendit për zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me aspiratat për integrim evropian të vendit. Për të mundësuar rimëkëmbjen ekonomike, do të hartohet një plan më i detajuar i investimeve më të rëndësishme për 5 vjetët e ardhshëm, i cili do të financohet nga buxheti i vendit, donatorët dhe në bashkëpunim me sektorin privat”, thuhet në komunikatë.

    Qeveria e Kosovës thekson se bashkë me donatorët do të vazhdojnë koordinimin e tyre të rregullt nëpërmjet diskutimeve sektoriale për objektivat e përbashkëta që do të financohen bashkërisht, duke synuar të rritet sinergjia, efiçenca dhe efikasiteti gjatë zbatimit dhe të eliminohen pengesat e shfaqura për zbatimin e fondeve të donatorëve.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Me një grup prej mbi 50 personash, përfshirë pjesëtarë të Divizionit Malor të Ushtrisë Gjermane që shërbejnë në KFOR, ambasadori gjerman në...
    Lajme31 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CNN në Shqipëri me datën 27 maj, kishte deklaruar se 70 %...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar mënyrën e organizimit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e quajtur atë të jashtëligjshëm...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Korschenbroich të Gjermanisë këtë të shtunë. Sipas raportimeve të DË, një aeroplan i vogël...
    Lajme31 Maj 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapu fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me...
    Sport31 Maj 2025
    Atletico Madrid po afron drejt arritjes së një marrëveshjeje për të mbajtur në ekip Clement Lenglet, i huazuar nga Barcelona, para FIFA...
    Vip31 Maj 2025
    Elgit Doda dhe Klea Huta janë konsideruar për vite me radhë një nga çiftet më të dashur dhe më të admiruar të...
    Lajme31 Maj 2025
    Euguen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se sa po i kushtojnë buxhetit të shtetit deputetët, të cilët ende nuk e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.