Sot në Shqipëri parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 25ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 37ºC.
Era do të fryejë në drejtim Perëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.