×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pandemia ka ndikuar edhe në sektorin e ndërtimtarisë

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Edhe sektori i ndërtimtarisë si njëri prej sektorëve më të mëdhenjtë në vend, është ndikuar nga pandemia me të cilën vendi ynë po përballet tash e pesë muaj. Derisa ka më pak ndërtime dhe interesim për blerjen e banesave, ky sektor përkrahje ka marrë vetëm nga komuna e Prishtinës.

    Kështu ka thënë kryetari i shoqatës se ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha, në një intervistë për KosovaPress, i cili ka theksuar se shtyrja e pagesës së taksës së ndërtimit, ishte një ndihmë e mirë për këtë sektor.

    Hoxha: Ndërtimi ka pasur përkrahje vetëm nga komuna e Prishtinës.

    “Deri tani e vetmja përkrahje nga shteti që është bërë direkt për sektorin e ndërtimtarisë, është prej komunës së Prishtinës e cila ka bërë shtyrjen e pagesës së taksës së ndërtimit, ndërsa nga ana e Qeverisë, jemi në kontakte të vazhdueshme bashkë me kryetarin e odës ekonomike z. Rukiqi, me ministrin e financave duke u munduar me gjete forma se si me përkrahë sektorin mjaftë strategjik dhe mjaftë vital për komplet zhvillimin e vendit”, ka thënë Hoxha.

    Ai ka thënë se qysh nga fillimi kishte ndryshime në vendimet e Qeverisë, ku njëherë ishte lejuar puna në këtë sektor, por nuk ishin lejuar të punojnë shitësit e materialit ndërtimore.

    Lidhur meatë se a janë të gjithë punëtorët e këtij sektori me kontrata, Hoxha ka thënë se presioni i inspektoratit të punës dhe institucioneve tjera, ka bërë që punëtorët të mos i lejojnë të futën në punishte pa kontrata, si dhe pa pajisje përcjellëse.

    Hoxha: Punëtorët nuk janë lejuar të futen pa kontratë ose pajisje përcjellëse

    “Po padyshim, është rregull në sektorin e ndërtimit goxha i mirë në sektorin e ndërtimit viteve të fundit dhe njëfarë forme punëtorët veç nuk janë të lejuarar me u futë në punishte pa pasur kontratë për pajisjet përcjellëse normalisht. Mund të ketë edhe njerëz që nuk janë me kontrata, mirëpo presioni ka qenë i madh edhe prej inspektoratit të punës dhe institucioneve tjera shtetërore, kështu që është bërë rend goxha i mirë”, ka thënë Hoxha.

    Hoxha ka deklaruar se kërkesa e këtij sektori janë ndryshimi i ligjit mbi kadastrën, si dhe regjistrimi i banesave si njësi e veçantë në mënyrë që ato të hipotekohen te bankat.

    Hoxha: Ndryshimi i ligjit mbi kadastrën do të ishte në favor të bizneseve.

    “Ne i kemi bërë disa propozime të cilat tani për tani nuk kisha dashtë me i elaboru shumë, janë dy-tre pika të cilat kishin mujtë me qenë si ingjercion për sektorin e ndërtimit, vet sektori i ndërtimit i ka 6% e GDP-së, është kontribuuesi i gjashtë i GDP-së në Republikën e Kosovës, domethënë, nëse vitin e kaluar kemi pas një milion metra katrorë leje të ndertume, dhe faktikisht ka ra edhe shitja ose interesimi dhe fuqia blerëse për banesa, aty ku është qarkullimi kryesorë. Kishim mujtë me ndryshimin e ligjit mbi kadastër në një pjesë të vogël që banesa me pas mundësi të regjistrohet sikur edhe në shtetet e rajonit, me u regjistruar banesat për të cilat merret leja e ndërtimit si njësi të veçanta, në mënyrë që ato me u hipotekuar tek bankat, kishte me qenë shumë i mirë për sektorin e ndërtimit po edhe ishte njëfarë rregulli por edhe kishin me hy sasi e konsiderueshme e mjeteve në qarkullim”, ka thënë Hoxha.

    Ndërsa sa i përket lejeve të ndërtimit, ai ka thënë se çështjen e ndërtimit e kanë kuptuar ndërtimorët, pasi që është më e lehtë të ndërtohet me leje se sa pa ato.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për media me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas takimit që patën. Zelensky e...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Një mori vatrash zjarri janë aktive ditëve të fundit në Shqipëri, në mesin e tyre është edhe fshati Skënderbegas i Gramshit. Top...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Pas vendimit të Gjykatës Komerciale – Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga ZRrE, KESCO ju informon se procesi...
    Lajme13 Gusht 2025
    Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj të mërkurën i është bashkuar subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia në Malishevë ka njoftuar se në dy lokacione ka sekuestruar armë. Në Lladroc janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Personat...
    Sport13 Gusht 2025
    Ballkani nga Suhareka është renditur në vendin e 163-të nga gjithsej 415 klube evropiane të futbollit. UEFA ka publikuar listën e re...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Liman Sallauka,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.