×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani: Nga kush po rrezikohet UÇK-ja?

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga krijuesit, nga vet populli shqiptar. Sipas saj, qytetarët e Kosovës kanë ndjenjë e respekt për luftën çlirimtare dhe nuk ka nevojë t’i imponohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Ajo gjatë diskutimit për projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, tha se kjo e fundit është themeluar nga vet populli i Kosovës. Për këtë, Osmani tha se kjo luftë është bërë për liri, të cilën e gëzojnë qytetarët tani.

    Osmani: Nga kush po rrezikohesh UÇK-ja?

    “ Pyetja themelore sot është se nga kush po rrezikohet UÇK, kur dihet që UÇK ka lindur nga populli. Ka qenë që nga themelimi ushtri e popullit të Kosovës. Një ligj i cili synon t’i normojë vlerat e luftës, në radhë të parë duhet t’i theksoj vlerat e lirisë. Sepse kjo luftë e UÇK-së, kjo luftë e popullit të Kosovës është bërë për liri. Për liritë dhe të drejtat e njeriut të cilat sot i kemi të normuara me Kushtetutën e Kosovës, e cila po ashtu ka qenë një moment i unitetit tonë nacional. Një kushtetutë e cila është votuar nga të gjithë, natyrisht përveç përfaqësuesit e Listës Serbe, ose disa përfaqësues të Listës Serbe”, ka deklaruar ajo,

    Sipas saj, janë dy probleme themelore me projektligjin e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Osmani ka theksuar se projektligji është bërë mbi paragjykimin se duhet mbrojtur UÇK-ja nga populli, i cili e ka krijuar vetë këtë ushtri.

    Osmani: Ligji po ndërtohet mbi paragjykimin se duhet ta mbrojmë UÇK-në

    “ Janë dy probleme themelore këtu. E para ligji ndërtohet mbi paragjykimin se qytetarët e Kosovës nuk e respektojnë UÇK-në. Ligji është ndërtuar mbi paragjykimin se duhet ta mbrojmë UÇK-në nga vet populli që e ka krijuar. UÇK-ja nuk është në rrezik nga populli i cili është krijues i po kësaj UÇK-je. Dhe në anën tjetër kërkohet nga zyrtarët publikë që t’i mbrojnë këto vlera. Jam dakord që asnjë zyrtarë publik i Republikës së Kosovës nuk guxon të mohojë që në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, që ka pasur krime lufte, që ka pasur krime kundër njerëzimit, rezistencë paqësore dhe pastaj të armatosur për liri”, ka shtuar ajo.

    Osmani pati vërejtje specifike në përmbajtjen e këtij projektligji, për çka kërkoi sqarime, para tekstit final.

    Osmani: Ka kontradiktë në këtë ligj

    “Por, zonja e zotërinj këtu përmendet që njëra nga vlerat e UÇK-së është betimi i UÇK-së, pajtohem. Po ku është kontradikta gjatë ligjit? Betimi i UÇK-së thotë “Si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre”. Dhe pastaj ky ligj kërkon nga zyrtari publik, i cili mund të jetë diplomat i Republikës së Kosovës, ambasador o Republikës së Kosovës, që ta mbrojë betimin i cili kërkon bashkim të të gjitha tokave shqiptare. Dhe diplomati do të jetë në dilemë a të punojë për bashkimin e tokave shqiptare, apo ta mbrojë nenin 2 të Kushtetutës së Kosovës. Pra, në qoftë se mund të sqarohet kjo çështje në ndërkohë, në mënyrë që të mos krijohet një lloj kontradikte e tillë besoj që do i ndihmonte tekstit final të ligjit”, u shpreh ajo.

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se lufta e popullit të Kosovës ka rezultuar me mbrojtjen e pragut të shtëpisë nga secili qytetarë, por formulimet aktuale të këtij projektligji, shtoi se janë selektive, meqë përjashton Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.