×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Opozita akuzon Hotin për suspendim të shtetësinë dhe heqje dorë nga politika e jashtme

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Moratoriumi 1 vjeçar i Kosovës për mosaplikim në organizata ndërkombëtare po konsiderohet si suspendim i shtetit për këtë periudhë. Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po thonë se ky vendim është shumë i dëmshëm, pasi Kosova po heq dorë nga politika e jashtme. Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se ky afat 1 vjeçar është vënë për të shfrytëzuar arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë. Derisa edhe e arsyetoi me argumentin se pa ndihmën e ShBA-së nuk mund të aplikojnë në asnjë organizatë multilaterale.

    Në partinë e Albin Kurtit u shprehën për KosovaPress se Hoti në mënyrë të vullnetshme ka hequr dorë nga njohja e vendit. Zëdhënësi, Përparim Kryeziu thotë se ky veprim është i dëmshëm për vendin.

    “Moratoriumi është suspendim i shtetësisë për një vit. Efektivisht çka ka thënë Kosova përmes kësaj marrëveshje është se për një vit shtetësia ime dhe elemente përbërëse të shtetësisë sime janë të pamjaftueshme që organizatat të pranojnë si palë të barabartë. Është suspendim i shtetësie dhe mos njohje ndaj vetës në mënyrë të vullnetshme. Atëherë si mund të ketë mundësi që një subjekt tjetër në të ardhmen mund të njeh Kosovës”, thotë ai.

    Të ashpër për këtë vendim të qeverisë Hoti u shprehën edhe nga tabori i PDK-së.

    Zëdhënësi i partisë, Avni Bytçi thotë se ky është një veprim i palogjikshëm i kryeministrit Hoti.

    “Është shumë e dëmshme, pasi për neve është e paqartë pse Kosova ka hequr dorë nga politika e jashtme. Cila është arsyeja, për neve është e palogjikshme pse kryeministri i një vendi të hekë dorë nga politika e jashtme sidomos kur është çështja e njohjes edhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, thotë ai.

    E kryeministri përmes një konference për medie ditë më parë ka thënë se vendit i është kërkuar që gjatë kësaj periudhe të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë.

    Ndërkohë theksoi se në asnjë organizatë ndërkombëtare nuk mund të aplikojnë kur se kanë mbështetjen e ShBA-së.

    “Duhet të keni parasysh se asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk mund të sigurohet nëse nuk e kemi mbështetjen e ShBA-ve dhe vendeve kyçe të BE-së. Ajo që na është kërkuar është hajde të ulemi gjatë kësaj periudhe që kemi përpara të mundohemi të punojmë drejtë marrëveshjes finale. Nëse e lexoni me kujdes pikën që lidhet me këtë moratorium është sa i përket aplikimi në organizata ndërkombëtare. Ndërsa është moratorium për Serbinë për të ndaluar fushatën për çnjohje”, ka thënë ai.

    Kosova vitet e fundit nuk ka mundur të bëhet pjesë e asnjë organizate ndërkombëtare. Vendi dështoi të anëtarësohet në UNESCO dhe Interpol. Ndërkaq përveç njohjes së fundit nga Izraeli, Kosova në dy vitet e fundit ka pasur regres sa i përket njohjeve zyrtare nga shtetet tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot qëndroi për vizitë në Kosovë. Thaçi derisa takoi nga afër babanë e tij të sëmurë në...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka ripërsëritur qëndrimin e tij se LDK do të qëndroj në opozitë. Madje sipas...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një ligjëratë në Firencë për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përgjigjja e Putinit ndaj propozimit për armëpushim është “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK në këto zgjedhje nuk doli me rezultat të 12 përqindshit...
    Lajme13 Mars 2025
    Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në skajet perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës, mund të ketë reshje...
    Lajme13 Mars 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij në lidhje me mundësitë për koalicione...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.