×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në Rusi nuk shihen efektet e vaksinës ruse kundër COVID-19, rritet me shpejtësi numri i të infektuarve

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi, vazhdon të rritet me shpejtësi. Derisa të hënën numri i të infektuarve ishte 6 mijë e 196, sot janë raportuar 7 mijë e 212 të infektuar, pra kemi rritje prej rreth 20%. Kështu bëjnë të ditur mediat ruse.

    Gjatë muajve korrik-gusht numri i të infektuarve në Rusi kishte filluar të binte dhe ishte krijuar përshtypja, se Rusia e kaloi më të keqen. Kësaj i kontribuoj edhe lajmi që Rusia ka zbuluar dhe licencuar vaksinën e parë në botë, kundër COVID-19 dhe se shpejt do të filloj vaksinimin.

    Tani pasi numri i të infektuarve ka filluar të rritet me shpejtësi, për të arritur nivelin e 30 qershorit, kur në Rusi ishin regjistruar 7 mijë e 377 raste me COVID-19, vërehet qartë se e gjithë fushata mediatike, në mediat ruse dhe ato botërore, ishte për efekte të propagandës ditore të presidentit rus, Vladimir Putin. Që efekti i propagandës të jetë edhe më i madh, javën që shkoi mediat ruse kanë publikuar lajmin se Rusia ka zbuluar edhe vaksinën e dytë kundër COVID-19.

    Derisa në njërën anë mediat ruse njoftojnë se Rusia ka zbuluar edhe vaksinën e dytë, në anën tjetër kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Moskës, Sergei Sobyan, ka njoftuar se si pasojë e rritjes së shpejtë të numrit të infektuarve me COVID-19, që nga 28 shtatori, do të kthej masat e kufizimit të lëvizjes, për personat mbi 65 vjeç dhe për ata me sëmundje kronike. Gjithashtu kryebashkiaku i Moskës, ju ka kërkuar ndërmarrjeve të kryeqytetit, që të rrisin sa më shumë që është e mundur, numrin e punonjësve në distancë.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Për të shtatën ditë me radhë punëtorët e Kompanisë Rajonale “Pastrimi” janë në grevë përpara komunës së Prishtinës. Ata, ditë më parë,...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave të fundit publike të përfaqësuesve të subjektit politik Guxo dhe disa...
    Lajme28 Maj 2025
    Një grua është arrestuar të martën në Qendrën Korrektuese në Dubravë pasi është kapur me pesë gramë kokainë. Policia e Kosovës njoftoi...
    Të tjera
    Kronika28 Maj 2025
    Një burrë ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura në Mitrovicë të Veriut. Pas hetimeve nga policia, pronarit i është gjetur...
    Kronika28 Maj 2025
    Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet për dhunim. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të...
    Lajme28 Maj 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se shpreh keqardhje për vazhdimin e mbrojtjes sistematike dhe institucionale nga partia në pushtet për...
    Kronika28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka raportuar se një person përmes një letre ka kanosur një grua në Zveçan. I dyshuari po kërkohet nga...
    Kronika28 Maj 2025
    Policia e Kosovës brenda 24-orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 193 gjoba trafiku në vend. Në raportin e policisë bëhet e...
    Lajme28 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas disa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.