×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në Gjilan inaugurohet Qendra Burimore për fëmijët e moshës 3-4 vjeçare

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Në Gjilan është inauguruar sot Qendra Burimore për fëmijët e moshës 3-vjeç, në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, projekt ky i mbështetur nga UNICEF dhe Ambasada japoneze në Kosovë.

    Me rastin hapjes së kësaj Qendre, nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismajli, e ka vlerësuar UNICEF-in si familjen e dytë në mbarë botën për fëmijët.

    “UNICEF ka qenë me neve edhe gjatë kohës së pandemisë me shumë pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Kjo që po shohim ne këtu është jashtëzakonisht një e arritur e madhe, pasi shumë fëmijë do të përfitojnë nga kjo Qendër. E falënderoj shumë UNICEF-in, ambasadën japoneze dhe Ministrinë e Arsimit për mundësinë”, ka thënë ai.

    Ambasadori japonez në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, tha se ndihet i lumtur që kanë arritur të investojnë në këtë projekt.

    “Jam shumë i lumtur që kemi arritur të investojmë këtu. Nëpërmjet kësaj pako e cila iu shërben fëmijëve me materiale të ndryshme. Kjo është dëshmi se do të vazhdojmë mbështetjen sepse e shohim shumë të rëndësishme t’ju qëndrojmë afër fëmijëve në Kosovë”, ka thënë ambasadori Mitsunori.

    Ndërkohë, drejtori i UNICEF’it në Kosovë, Murat Sahin, pohoi se këtë projekt e ka mbështetur edhe Ambasada japoneze, Uta Ibrahimi përmes fondacionit të saj, derisa e ka falënderuar edhe Ministrinë e Arsimit për bashkëpunimin e ngushtë.

    Ndryshe, në këtë Qendër do t’i ndjekin mësimet 25 fëmijë të moshës 3-4 vjeçare, derisa është paraparë që të vazhdohet edhe me grupin e dytë të nxënësve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.