×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mustafa diskuton me Bankën Botërore master-planin për ujitjen e tokave bujqësore

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, me udhëheqësen e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP), Silvia Mauri, si dhe me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni ndërkombëtar financiar.

    Në takim u fol mbi master-planin për ujitjen e tokave bujqësore, plan i cili duhet ta rrumbullakojë çështjen e ujitjes për tërë territorin e Kosovës.

    Ministri Mustafa shprehu zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta mbështetur këtë projekt, si dhe kërkoi nga Banka Botërore të vazhdojë ta përkrahë MBPZhR-në dhe të vazhdojë t’i mbajë si prioritet nevojat e këtij sektori, në projektet e Bankës Botërore për ujitje dhe agrikulturë në Kosovë.

    Nga ana e tij, menaxheri i BB-së për Kosovë dhe Maqedoni Veriore Massimiliano Paolucci u zotua se do të kontribuojë vazhdimisht që projekti i master-planit për ujitjen e tokave bujqësore të realizohet.

    Ndryshe, master-plani për ujitjen e tokave bujqësore, i cili pritet të promovohet së shpejti, paraqet një ndër projektet më të mëdha në Kosovë, në vlerë 550 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin ka arritur shëndosh...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, me...
    Lajme27 Maj 2025
    Vransira kalojnë më shpesh mbi vend ditën e mërkurë, por se nuk mungojnë intervale me diell. Pasdite më vonë aty këtu shfaqen...
    Të tjera
    Vip27 Maj 2025
    Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP. Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen...
    Vip27 Maj 2025
    Pas operacionit në sy, G Bani ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. Ka qenë vetë ish-banori i Big...
    Lifestyle27 Maj 2025
    Një në tetë persona raportojnë te mjeku se ndihen “të lodhur gjatë gjithë kohës” — dhe mund të ketë një shkaktar befasues,...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai po luan me zjarrin. Në...
    Lajme27 Maj 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të japë më...
    Lajme27 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është liruar me procedurë të rregullt. Ai është intervistuar nga Njësia e Veçantë Hetimore në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.