×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Ministrja e Arsimit pro hapjes së shkollave në Shqipëri

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu kanë folur sot në një konferencë të përbashkët sa u takon protokolleve dhe masave paraprake për hapjen dhe ecurinë e vitit të ri shkollor.

    Shahini tha se kanë zhvilluar një pyetësor për shkollat te nxënësit, prindërit dhe mësuesit, ku 87% prej tyre mendojnë se duhet të kthehen në shkollë në fillim të vitit shkollor dhe vetëm 13% duan kushte shtëpie.

    “Ne pajtohemi me ju dhe prandaj kemi zhvilluar disa skenarë për mundësinë e hapjes së shkollave në varësi të shkollës, numrit të nxënësve, gjendjes së shkollave dhe nevoja të komunitetit për të qenë fizikisht në shkolla. Skenarët janë të ndryshëm, ka shkolla që mund të vijojnë normalisht ku mund të ruhet distancimi, ku ka pak nxënës, ka shkolla që punojnë me një turn, por do i ndajmë me grupe të vogla, ka shkolla të tjera në zonat e tërmetit që ka numër të madh që duhet të organizohen në një formë tjetër për kthimin në shkollë dhe ruajtjen e distancimit social, duke i ndarë në më shumë turne ose duke i çuar në shkollat më të afërta. Ne kemi bërë një pilotim të kthimit të nxënësve në shkollë për maturantët në maj, funksionon si proces. Ne mund të ruajmë shëndetin duke i hapur shkollat me shumë kujdes. Gjermania dhe Zvicra i bënë hapjen e shkollave pa bërë shumë ndryshime në strukturat e tyre ngaqë kanë klasë me numër të vogël të nxënësve. Franca do i ndajë në grupe. Vendet e rajonit do i hapin pjesërisht. Ne duam ti hapim për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave, që kanë shkollat duke e kombinuar me mësimin online kur duhet të mbyllet një shkollë, apo një grup shkollash. Bashkitë duhet të fillojnë pastrimin e shkollave dhe përgatitjen për në shtator”, u shpreh Shahini.

    Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu tha se grupet e ekspertëve janë në komunikim të vazhdueshëm, për një detajim të protokolleve të sigurisë, ku përfshihen masat e distancimit social, kushtet higjieno-sanitare, si dhe çdo masë që garanton kufizimin e përhapjes së virusit.

    “Ndaj çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht duke vlerësuar në dinamikë situatën epidemiologjike. Nga pikëpamja epidemiologjike, nga vlerësimet sistematike të kryera nga Qendra Evropiane e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve, rezulton se “transmetimi i sëmundjes në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masat e duhura të distancimit fizik, higjienës dhe masa te tjera, ato kanë pak gjasa që të jenë mjedise efektive të shtimit të transmetimit të virusit, më shumë se sa vendet me densitet të njëjtë të njerëzve, si për shembull në vendet e punës apo vendet argëtuese”, tha ajo./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë. Siç raporton Anadolu, lëkundjet...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi federal të hënën të pushojë çështjen ndaj ish-Presidenti Donald Trump nën akuzën për...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Pas vrasjes së nxënësit 14-vjeçar Martin Canit në Tiranë, më herët nisi protesta e paralajmëruar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri. Shumë...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Edi duket se do shkaktojë tërmet me vendimin e tij mbi qëndrimin ose jo në shtëpinë më të famshme në vend, Big...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj partie do ta ringjallë arsimin e Kosovës. Kreu i kësaj...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Klinika e Urologjisë në QKUK ka rikthyer shërbimin e rëndësishëm për trajtimin e gurëve në veshka dhe sistemin urinar, ESWL (Extracorporeal Shock...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar ministrit...
    Vip25 Nëntor 2024
    Dy banorët e Big Brother VIP, Arioni dhe Pauli kanë ngjallur një debat mes vete. Gjatë një bisede mes tyre në shtëpi,...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot në rrugën “Hilë Mosi” në kryeqytet ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.