×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti Joe Biden, janë “shenjë se qeveria amerikane vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën” në këtë rajon.

    Duke komentuar për shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën boshnjake, ish-drejtori Smith tha se ndryshimet po ashtu tregojnë se Shtetet e Bashkuara “besojnë që sanksionet – apo kërcënimi me sanksione, meqë nuk u bë ndonjë përcaktim i menjëhershëm në bazë të urdhrit të ri ekzekutiv – do të avancojnë objektivat amerikane të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në rajon”.

    Në një letër drejtuar Kongresit amerikan të mërkurën, Presidenti Biden tha se ka vendosur ta mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021. Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “aktet e dhunshme ekstremiste, veprimet penguese dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike… vazhdojnë të paraqesin kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme amerikane”.

    Urdhri, sipas zotit Smith, u zgjerua me disa elemente, siç është “përpjekja, si bazë për përcaktim”- ndërsa më parë ishin parashikuar vetëm aktet – , si edhe “shtimi i masës për anëtarësim në një entitet të sanksionuar”, “shtimi i masës për pronësinë apo kontrollin nga personi i përcaktuar” dhe “shtimit të masës për bashkëshorten/in apo fëmijët e rritur të personit të përcaktuar”.

    Ai thotë se këto ndryshime të reja “sugjerojnë që qeveria amerikane ka parasysh individë të caktuar të cilët po i konsideron nën masat e reja”.

    Qeveria amerikane “ka mundësi që po përpiqet t’u dërgojë atyre një mesazh të fuqishëm që duhet të ndryshojnë qasje apo do të rrezikojnë të përballen me sanksionet e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi zoti Smith.

    Urdhri fillestar ekzekutiv i vitit 2001 nga ish-Presidenti George W. Bush, pas luftrave në Ballkan, parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën dhe kërcënonte stabilitetin në rajon.

    Ky urdhër është rinovuar çdo vit që atëherë nga Presidentët amerikanë. /VoA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka mbyllur website-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane. Ky...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Një gjykatë në Itali ka dënuar me 18 vjet burgim shtetasin algjerian që vrau me një shtizë peshkimi 23 vjeçarin shqiptar Klajdi...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për popullin turk, pas humbjes së jetës së 76 personave dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka mbyllur website-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane. Ky...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Një gjykatë në Itali ka dënuar me 18 vjet burgim shtetasin algjerian që vrau me një shtizë peshkimi 23 vjeçarin shqiptar Klajdi...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka qëndruar në Kosovë gjatë këtij muaji, në disa takime parazgjedhote me liderët...
    Lajme22 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter goditi pak para mesnatës qytetet e Turqisë në Egje, përfshirë Izmirin dhe Balikesirin. Tërmeti, i cili...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për popullin turk, pas humbjes së jetës së 76 personave dhe...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.